Flash News

Ditari i Opozitës

‘Bashkë Fitojmë’ ankimon në KQZ zgjedhjet për bashkinë e Maliqit

‘Bashkë Fitojmë’ ankimon në KQZ zgjedhjet për

Koalicion ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin në bashkinë e Maliqit.

Në dokumentin e dorëzuar pranë KQZ, koalicion pretendon se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruar në KZAZ 70 bashkia Maliq për kryetar bashkie dhe këshillin bashkiak.

Sipas ankimit, fletët e votimit që duhet të shpalleshin të pavlefshme pasi kishin probleme me vulat, janë përfshirë, duke ndikuar në rezultatin e thellë përfundimtar të Kryetarit të Bashkisë.

Zgjedhjet në bashkinë Maliq u fituan nga kandidati i Partisë Socialiste Gëzim Topçiu me 6.702 diferencë garën ndaj kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Alfred Gega duke marrë kështu një mandat të shtatë në krye të kësaj bashkie.

Të fundit