Flash News

Ditari i Opozitës

“Bashkë Fitojmë” çel nesër fushatën, Berisha fton qytetarët: Ejani në festën më elektrizuese që nga 1992-shi

“Bashkë Fitojmë” çel nesër fushatën,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi të gjithë qytetarët, mbështetës ose jo të demokratëve, në çeljen e fushatës zgjedhore të 14 majit.

Berisha u shpreh se vihet re një situatë elektrizuese dhe me shumë frymë optimizmi, e cila nuk ëhstë parë që nga viti 1992.

"Së pari, dëshiroj t’iu drejtoj një thirrje të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë, mbëhstetësve të PD-së, pore dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të vijnë nesër në festën e hapjes së fushatës elektorale të koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Kjo fushatë karakterizohet nga një frymë e shkëlqyer optimizmi dhe besimi në fitore e njëjtë me atë të vitit 1992. Ka një situatë të elektrizuar të cilën unë e kam përjetuar vetëm në Prenverën e vitit 1992", tha Berisha. 

Fushata çelet nesër në orë 12:00 në stadiumin "Air Albania".

Të fundit