Flash News

Ditari i Opozitës

‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim votash në të gjithë QV-të e Belshit

‘Bashkë Fitojmë’  kërkon rinumërim votash

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka depozituar në KAS ankimimin për rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë Belsh.

BF kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në të gjitha qendrat e votimit në këtë bashki.

“Në përfundim Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin fitues, z. Arif Tafani me një diferencë prej vetëm 40 vota. Por nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet kandidatëve është disa fish me e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi i cili është 229 vota.

Jemi të bindur, bazuar në prova dhe fakte të pakundërshtueshne, se periudha para dhe zgjedhore u shoqërua me shkelje të ligjit, të cilat cënuan rëndë procesin zgjedhor në një masë të tillë që ndikoi drejtpërdrejtë në ndarjen e mandatit”, thuhet në ankimim.

Kandidati i PS në bashkinë Belsh Arif Tafani fitoi me 4537, kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Bedri Qypi me 4497. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 60 vota.

Të fundit