Flash News

Ditari i Opozitës

“Bashkëpunim elektoral dhe parlamentar”, Berisha zbardh takimin me Metën

“Bashkëpunim elektoral dhe parlamentar”, Berisha zbardh takimin

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbardhur takimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të cilin pati sot një takim në selinë blu. 

Sipas Berishës, në një postim në Facebook, mes tyre u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona për mbrojtjen e interesave nga regjimi i Ramës, si dhe bashkëpunimin elektoral dhe parlamentar,

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe n/kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, shkruan Berisha.

Kjo është vizita e dytë e Metës në “shtëpinë” e demokratëve brenda një kohe të shkurtër.

Takimi Berisha-Meta vjen disa ditë para protestës së thirrur nga opozita kundër qeverisë më 6 dhjetor në Tiranë.

 

Të fundit