Flash News

Ditari i Opozitës

‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi: Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me aferën e dyshuar korruptive në projektin e Tunelit të Llogarasë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për zhdukjen e 50 milionë eurove nga ky projekt.

Sipas tij, bashkëpunimi në korrupsion ka bërë që Rama të mos ketë më asnjë mundësi të distancohet nga Balluku.

Në përfundim, ai i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë dhe të vendosë drejtësi

POSTIMI

Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetrin. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.

Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.

Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.

Të fundit