Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkëqeverisje Berisha-Meta? Balliu: Politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë

Bashkëqeverisje Berisha-Meta? Balliu: Politikanët e mëdhenj

Të shumtë ishin zërat e një bashkëpunimi të mundshëm mes Sali Berishës dhe Ilir Metës pas rikthimit të këtij të fundit në politikë. Por teksa LSI sot mbante Konventën e fundit, Sali Berisha ndodhej në Fier. Kjo ngriti pikëpyetje nëse Berisha dhe Meta do të vijojnë “betejën” së bashku kundër Ramës apo jo.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike.

I ftuar në“Log.” në Abc, Balliu u shpreh se kryedemokrati Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur edhe më herët bashkë dhe kanë pasur sukses. Sipas tij, politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë.

“Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur dhe kanë pasur suksese të mëdha siç është liberalizimi i vizave. Politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë, aq më tepër kur bëhet fjalë për interesat e vendit.

Partia e Lirisë del nga thirrja që ka vendi sot. Çfarë mungon në Shqipëri? Liria. Mungesa e lirisë ndihet te qytetarët dhe kjo mungesë sjell nevojën për ndërrimin e emrit. Vendi është në një situatë kritike dhe nuk ka lidhje me të qenit i majtë apo i djathtë”, deklaroi Balliu.

Të fundit