Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkim i PD, Mediu: Sot takova Bardhin e Palokën, ka dritë në fund të tunelit

Bashkim i PD, Mediu: Sot takova Bardhin e Palokën, ka dritë në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaron se ka sinjale të forta se demokratët po shkojnë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët para zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

I ftuar në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, për këtë çështje, ai zbuloi se ka takuar këtë të enjte edhe Berishën, Palokën dhe Bardhin.

“Jo vetëm ka dritë në fund të tunelit, por kjo është edhe e domosdoshme. Tashmë palët janë ulur. Ne kemi biseduar me zotin Berisha, pjesa tjetër ka zgjedhur negociatorët. Bashkimi i PD-së është vlerë shumë e madhe dhe ky duhet të jetë fokusi.

Sot jam takuar me Palokën dhe Bardhin dhe kemi diskutuar me formulat që mund të dilet, për të mos përjashtuar asnjë procedurë që mund të na çojë në një kandidat të përbashkët. Kam parë një situatë pozitive të kuptimit të përbashkët të kësaj çështje.

Sot kam takuar dhe kam pasur një bisedim edhe me Berishën për këtë çështje, për të shtyrë pasi ka nevojë për një angazhim në nivelet më të larta për të kuptuar bashkimin e PD dhe më pas të faktorëve opozitarë në një kandidat të vetëm”, tha Mediu.

Të fundit