Flash News

Ditari i Opozitës

“Bashkim me shkrirje, jo me fraksion, Bardhi: Mund të ketë ndryshime statutore, por nuk synoj poste

“Bashkim me shkrirje, jo me fraksion, Bardhi: Mund të ketë

Gazment Bardhi dhe grupi i tij u bashkua të hënën zyrtarisht me PD të drejtuar nga Sali Berisha, edhe pse ai do të donte që partia të kishte një lidership dhe fizionomi tjetër. 

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Bardhi  foli hapur se cila ishte zgjidhja maksimale që, sipas tij i duhej PD. Dhe zgjidhja nuk përfshin zotin Berisha në krye të PD.

“Një lidership i ri  PD, një organizim tërësor i PD, një ekip dhe alternativë e shpallur 1 apo 2 vite përpara zgjedhjeve" tha zoti Bardhi për RTSH. 

Por në pamundësi kohore për të gjetur këtë zgjidhje maksimale, ai argumentoi se u vendos të respektohej vullneti i shumicës së demokratëve, që njohin si kryetar të partisë Sali Berishën.

“Faza e zgjidhjes maksimale ka kaluar dhe gjykuam se nuk duhet humbur më kohë me atë që ka ndodhur në PD. Tani duhet të shohim drejt së ardhmes, të paraqesim alternativën tonë tek demokratët dhe të fitojmë besimin e shumicës së qytetarëve.”-tha Gazment Bardhi. 

Por a e ka problem Sali Berisha këtë qendrim ndryshe, të shprehur me kaq lirshmër në publik? “Absolutisht jo!”- thotë Gazment Bardhi.

Kjo tregon sesa e hapur është PD për mendimin ndryshe dhe sesi respektohet ky mendim ndryshe në PD. Përsa kohë ky mendim ndryshe nuk cënon objektivin kryesor, beteja me Edi Ramën dhe ndërtimin e një alternative të besueshme për zgjedhjet e ardhshme dhe fitorja e zgjedhjeve të ardhshme, çështjet e tjera janë tërësisht dytësore.- u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD. 

Bashkimi i grupit me strukturat e partisë pritet që së shpejti të shoqërohet me ndryshime statutore që përcaktojnë dhe funksione të reja në parti për kryetarin e grupit, i cili pohoi se për bashkimin ishte zgjedhur shkrirja e plotë me strukturat dhe jo fraksioni, ku pushteti në parti ndahet me përqindje.

Nuk kam ardhur për poste dhe nuk jemi bashkuar për të ndarë postet, por për të ndarë përgjegjësinë dhe për t’i prirë demokratëve në zgjedhje. Mund të ndodhë që mund të ketë  ndryshime statutore, por nuk ka patur asnjë diskutim të kësaj natyre, të paktën deri në këtë moment.”- u shpreh Gazment Bardhi. 

Sipas statutit, kryetari i grupit është edhe nënkryetar i PD, por statuti kufizon në dy numrin e nënkryetarëve të partisë, vende këto që janë të zëna nga Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi. Besohet se ndryshimet në statut mund të ndodhin për të shtuar, të paktën, edhe një nënkryetar të ri, si dhe për disa lëvizje të tjera që përfshijnë grupin e deputetëve në strukturat drejtuese. 

 

Të fundit