Flash News

Ditari i Opozitës

“Bashkim votash mes grupit të Alibeajt dhe PS për ta nxjerrë nga politika”, Berisha flet për skenarin

“Bashkim votash mes grupit të Alibeajt dhe PS për ta

Në konferencën që zhvilloi në Postribë, kryedemokrati u pyet për mundësinë e një skenari për bashkimin e votave të grupit të Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës, për të larguar atë nga politika.

Sali Berisha tha prerë se askush nuk ta largojë atë nga politika. Ndërsa pyetjes nëse ka garë mes PD-së dhe Partisë së Lirisë për organizimin e protestave, kryedemokrati e mohoi, duke nënvizuar se ka bashkërendim të plotë.

PD dhe PL kanë paralajmëruar protesta dhe një aksion të përbahkët për të rrëzuar qeverinë Rama. Krahas protestave do të ketë edhe denoncime për të ashtëquajturat afera korruptive .

Pyetje: Ka një nismë të mazhorancës për një skenar për ta nxjerrë Berishën nga jeta aktive politke dhe për këtë duket se do ketë bekimn e të paktën 17 deputetëve që përfaqësojnë grupin e Alibeajt që po insistojnë dhe në media për të formalizuar dhe konkretizuar këtë nismë.

Sali Berisha: Në politikë Sali Berisha nuk është as nga Edi Rama as nga kurrkush tjetër por nga këta qytetarë, nuk ka forcë në botë që të thyejë kontratën e Berishës me shqiptarët, kjo është gjithçka, nuk ka ligj që mund të dëmtojë atë kontratë, ajo është kontratë për Shqipërinë, për qytetarët.

Shkoj në vështirësi në Parlament sepse të shkosh aty dhe të shohësh një njeri që ka të paktën 60 vite burg për vjedhjet që ka bërë, është e vështirë. Por detyrohesh të shkosh.

Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

Ky front ishte ai që organizoi 7 korrik, do organizojë kryengriten, lëvizjen emadhe të shqiptarëve për shpëtimin e vendit.

PL vendos për protesta dhe kudo bëhen protesta i bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Protestë kanë thirrut qytetarët e Vlorës, të sjellësh përbindësh që emetojnë squfur, do të thotë ti helmosh dhe ti mbushësh ajrin me grimca kancerogjene është krim. Kanë mbështetje të plotë të PD derisa t’i përzenë.

 

Të fundit