Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i diasporës shqiptare në Detroit, pjesëmarrje masive për ndryshimin e shumëpritur

Bashkimi i diasporës shqiptare në Detroit, pjesëmarrje masive

Në një takim frymëzues në Kishën Shqiptare të “Shën Palit” në Detroit, shqiptarët e diasporës diskutuan për sfidat e vendit.

Pjesëmarrës ishin edhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, dhe senatorja Debbie Stabenow.

Gjatë takimit u shpërndanë certifikata për figura të shquara nga Puka që kontribuan në aspektin humanitar. Takimi përfundoi me angazhimin për rikthimin e dinjitetit dhe shpresës për shqiptarët.

Fjala e plotë:

Të dashur miq!

Sot realizuam një tjetër takim tejet frymëzues me diasporën e shumtë shqiptare. Ky takim i frytshëm u mbajt në kishën shqiptare të “Shën Palit” në Detroit, ku u diskutuan problemet e shumta që kanë kapluar vendin tonë.

 Pjesëmarrja masive e tyre jep besim maksimal për ndryshimin e shumëpritur. Takimit tonë iu bashkua edhe senatorja amerikane, Debbie Stabenoë.

Gjatë takimit, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Pukë, zotin Rrok Dodaj, shpërndamë certifikata e tituj për figura të shquara të trevës bujare pukjane, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në shumë aspekte të ndryshme, por duke theksuar kontributin humanitar në ndihmë të njerëzve në nevojë e në pamundësi.

Të gjithë së bashku mobilizim për të rikthyer dinjitetin dhe shpresën e shqiptarëve! Fitore!

 

 

Të fundit