Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i forcave opozitare, Hasimja: Partitë kanë nuanca të ndryshme ideologjike, por kjo nuk është pengesë

Bashkimi i forcave opozitare, Hasimja: Partitë kanë nuanca të

Akademiku Ermal Hasimja foli për nevojën e krijimit të një tryeze të përbashkët dialogu mes forcave opozitare në vend.

I ftuar në Ora news ai tha se aktualisht ekziston një pikë e përbashkët mes të gjitha partive në opozitë, pavarësisht dallimeve ideologjike apo ambicieve individuale.

Ai përmendi se nga Partia Demokratike deri te Lëvizja Bashkë, por edhe forca të tjera politike, ndajnë objektiva të njëjta në raport me qeverisjen.

“Të gjithë spektri opozitar, përfshirë edhe Lëvizjen Bashkë, pavarësisht se është një lëvizje e majtë radikale, kanë të njëjtat objektiva strategjike si Partia Demokratike dhe partitë e tjera. Nisur nga kjo, menduam se mund të jepet një kontribut për t’i bërë bashkë në një tryezë dialogu.”- tha ai.

Hasimja foli për krijimin e një strukture të përkohshme, një institucion ad-hoc, që do të shërbente si forum koordinimi mes partive opozitare për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Secila parti ka objektivat dhe ambiciet e saj, me nuanca të ndryshme ideologjike. Por këto dallime nuk i pengojnë të bashkëpunojnë për aq kohë sa kanë objektiva të përbashkët. Kjo është një kërkesë që dëgjohet kudo, edhe nga qytetarët e thjeshtë.”- u shpreh Hasimja.

Ai shtoi se ideja për një tryezë të përbashkët nuk është e re, por një kërkesë e përsëritur në debate publike dhe në opinionin qytetar, si një mënyrë për ta bërë opozitën më efektive përballë mazhorancës.

 

Të fundit