Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD, Bardhi: Demokratët që mendojnë ndryshe janë në rrugën e gabuar, të ndërgjegjësohen!

Bashkimi i PD, Bardhi: Demokratët që mendojnë ndryshe janë

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ishte sot pjesë e një takimi me aktivin e degës Nr. 7 Tiranë, në kuadër të protestës së 20 shkurtit.

Në fjalën që mbajti, Bardhi u ndal te bashkimi i PD dhe tha se ka ende një pjesë demokratësh që mendojnë ndryshe, por sugjeroi se duhet të ndërgjegjësohen pasi sipas tij janë në rrugën e gabuar.

Duhet ta nisim këtë tur të takimeve për bashkimin e bazës së bashkisë, për Tiranën, nga dega 7. E para si një vlerësim për punën dhe sakrificën që ka bërë secili prej jush gjatë këtyre viteve në opozitë.

Sot nuk dua të bëj analizë të gjatë për situatën e vështirë që kaloi PD në këto dy vite, por e rëndësishme për ne është që nga e hëna, jo vetëm grupi parlamentar është i bashkuar, por Partia Demokratike e Shqipërisë.

Padyshim që ka një pjesë demokratësh që ende mendojnë ndryshe nga ne, asnjë inat, asnjë mllef, por duhet të ndërgjegjësohen se janë në rrugën e gabuar. Qëndrimi i tyre përballë opozitës e dobëson opozitën dhe e forcon Edi Ramën. Ne duhet ta mundim Edi Ramën”, tha Bardhi.

 

Të fundit