Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD, Këlliçi: Nuk ka negociata formale, rruga e vetme Kuvendi i 30 prillit

Bashkimi i PD, Këlliçi: Nuk ka negociata formale, rruga e vetme

Deputeti i PD, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi thotë se rruga e vetme e bashkimit të demokratëve është Kuvendi i 30 prillit.

“E vetmja mënyrë e bashkimit të shkojmë në një Kuvend më 30 prill ku të marrin pjesë dhe kritikët e Berishës nga A tek ZH të gjithë demokratët. Të bëhet një proces zgjedhor model, të zgjidhen strukturat e reja, të ketë një proces transparent dhe kush ka vota më shumë të udhëheq PD. Nuk ka shkencë këtu”, tha Këlliçi në Opinion.

Sipas tij, nuk ka negociata formale për bashkimin e demokratëve, por diskutime mes deputetëve të të dyja fraksioneve brenda PD-së.

“Nuk ka negociata në kuptimin formal, por ka diskutim të deputetëve të të dyja palëve. Ka një lloj komunikimi drejt rikthimit në normalitet. U tha që nuk ka krizë e tashmë pranohet që ka krizë. Tani ka një tentativë për të gjetur një zgjidhje me atë pjesë të grupit parlamentar që ka një qasje racionale që kërkohet që zgjidhja të vijë me votë.

Për ne Lulzim Basha nuk është dorëhequr, është i shkarkuar. Tentativë është që të mos humbet asnjë votë. Është e logjikshme që t’i qëndrojmë vendime të PD dhe Kuvendit Kombëtar”, tha Këlliçi. 

 

 

Të fundit