Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD/ Salianji: Jemi të unifikuar, por na ndajnë ende disa qëndrime

Bashkimi i PD/ Salianji: Jemi të unifikuar, por na ndajnë ende disa

Deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaron se ka sinjale të forta pozitive për bashkimin e të paktën dy prej ndarjeve të PD-së.

I ftuar në Top Talk në TCh, Salianji tha se demokratët në këtë moment janë të bashkuar, ndonëse ka ende ndarje në disa qëndrime.

“ Jemi të bashkuar në aksionin parlamentar, jemi të vonuar që procesi i bashkimit po ecën në hapa të ngadaltë. Bashkimi i opozitës varet prej nesh dhe ne duhet ta kthejmë fokusin këtu. Nga pikëpamja formale, ky grupim duhet të bashkohet, ose me një front opozitar.

Nuk ka rëndësi emërtimi por një koalicion që funksion si trup politik edhe në terren dhe në aksionin që vazhdon. Në këtë moment nuk e kemi. Jemi të bashkuar, por na ndajnë ende disa qëndrime. Bashkim në diferencë, nuk do doja ta quaja fraksion, por me mendime të ndryshme.

Kur te kemi një platformë ta propozojmë edhe në Kuvend…në bashkimin nuk e shoh si momentin final, por fillesa e një situatë tjerët që PD duhet të shkojë drejt ribërjes për tu bërë nga fillimi”, u shpreh Salianji.

Të fundit