Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD, Çupi: Bardhi ka komunikuar me Palokën. Nuk do ketë më 6 mars

Bashkimi i PD, Çupi: Bardhi ka komunikuar me Palokën. Nuk do

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka folur për situatën në PD dhe mundësitë për bashkimin e dy grupeve para zgjedhjeve vendore.

E ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Çupi insistoi për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore 2023 dhe se tha se nuk do të ketë më 6 mars.

Ajo shtoi se ka patur edhe një komunikim mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës lidhur me këtë debat brenda PD.  

Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët, për tua kthyer bashkitë qytetarëve. Z. Bardhi dhe z. Paloka do të vendosin.

Nuk ka perceptim tjetër, i vetmi perceptim është që çdo votë që kërkon të votojë opozitën ne duhet ta marrim, të maksimalizojmë votën.

Kemi kaluar një vit krize, zgjedhjet vendore duhet të jenë pika ku duhet të bashkohemi. Nuk besoj se do ketë më 6 mars. Demokratët e thjeshtë e shohin në sy pjesën lartë të PD-së që të mund të bashkohemi”, deklaroi Çupi.

Të fundit