Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD, Çupi: Paloka dhe Bardhi kanë biseduar sot. Iu përgjigjëm Berishës për kandidat të vetëm në zgjedhje

Bashkimi i PD, Çupi: Paloka dhe Bardhi kanë biseduar sot. Iu

Deputetja e PD, Dhurata Çupi e pozicionuar në grupimin e Enkelejd Alibejat deklaroi se të mandatarit për negociata brenda PD Edi Paloka dhe gazmend Bardhi kanë zhvilluar sot një bisedë.

E ftuar në RTV Ora, ajo tha se Paloka ndodhet jashtë vendit dhe në momentin që do të kthehet, do të ulet për të komunikuar me Bardhin për të finalizuar atë që duan demokratët, të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

Çupi: I përgjigjëm ftesë së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues, por në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi.

Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm.

 

Të fundit