Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i votave për hapjen e dosjeve, Salianji: Opozita ra në grackën e Ramës

Bashkimi i votave për hapjen e dosjeve, Salianji: Opozita ra në

Deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi votimin në Kuvend mbrëmë të hapjes së dosjeve të ish-sigurimit, ku deputetët e grupit të Alibeajt bashkuan  votat me mazhorancën socialiste.

I ftuar në Ora News, Salianji tha se Rama tregoi se nuk mund të distancohet dot nga e kaluara e tij dhe se me këtë ligj bëri që opozita të binte në grackën e tij.

Ervin Salianji: PD është e bashkuar në një pikë lustracioni, dekomunistizimi si dhe dënimi i përndjekjes e torturave. Të gjithë që kanë mbajtur në këmbë ngrehinën që ka sjellë mijëra krime. Lustracioni dhe ajo që është kali i betejës së opozitës shqiptare. Ajo që  nuk i duhet shoqërisë ajo që ndodhi dje që kryeministri nuk ka bërë asnjë distancim.

Dje nuk u distancua dot nga i ati i tij për dënimin e fundit me vdekje të një poeti. Nuk ka forcën për ta dënuar dhe për të dënuar partinë, një parti që dhe sot i drejtohen njëri tjetrit me shok e shoqe.

Përgjegjësit kryesor në atë regjim kanë qenë punëtorët e sigurimit dhe gjithë pjesa tjetër e Partisë së Punës. Bashkëpunëtorët duhet të marrin përgjegjësinë një herë e mirë.

Sipas Salianjit çdo ligj që vjen për tu bërë për persona të caktuar dhe jo për interesat e publikut nuk i shërben interes të shqiptarëve.

 

Të fundit