Flash News

Ditari i Opozitës

Baza e Kuçovës/ Berisha: Pa anëtarësimin që i bëmë Shqipërisë në NATO, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë

Baza e Kuçovës/ Berisha: Pa anëtarësimin që i

Sot u inaugurua baza ushtarake e Kuçovës, e cila do të shërbejë si një bazë ajrore për avionët luftarakë të NATO.

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal te ky moment dhe tha se pa anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në kohën kur qeveriste PD, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.

Berisha: Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ky akt përbën një nderim të veçantë për të gjithë ata që me përkushtim të madh bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Pa këtë anëtarësim, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.

Prandaj ne u shprehim mirënjohje të gjithë atyre shqiptarëve që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë, që punuan për anëtarësimin e saj.

Miqve tanë të mëdhenj, presidentit Xhorxh Bush dhe miqve të tjerë në Europë për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë.

Por miq, Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilën unë e garantoj se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.

Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake.

Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën.

Të fundit