Flash News

Ditari i Opozitës

“BE dha 1 miliardë euro”, Berisha: Rama nuk ua jep pallatet banorëve të prekur nga tërmeti se do t'i përdorë për vota

“BE dha 1 miliardë euro”, Berisha: Rama nuk ua jep pallatet

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon qeverinë ‘Rama’ se nuk i jep pallatet e ndërtuara me fondet e tërmetit 2019 pasi banorët që presin të hyjnë në to do t’i përdorë për votat e zgjedhjeve lokale.

Nga Fushë Kruja, ku pa nga afër gjendjen ku ndodhet një prej familjeve të prekura, familja Jaku, Berisha tha se BE dha 1 miliardë Euro, por Rama u vërsul për t'i përdorur duke blerë vota.

Jam prekur shumë. Nusja është shpresë. Ju më përmalluat, kur pashë gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t'ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës.

Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave”, tha Berisha.

Sipas tij, edhe në Shijak, qeveria nuk ua jep pallatet banorëve se do t'i përdorë për vota.

“Unë isha në Shijak. Kishte pallate të ndërtuara, por nuk i shpërndanin sepse po presin zgjedhjet që t'i përdorin për vota.

Bota i dha 1 miliardë e më shumë, dhe mund të ndërtohej, rindërtohej çdo banesë.

Dje në Parlament ishte dita kur ne duhej të paraqisnim hallet e qytetarëve, diskutimet u kushtohen halleve dhe problemeve të qytetarëve. Dje u thashë aty, sepse ata merren si të mbrojnë atë qeveri, ata ministria dhe mendojnë çdo ditë për veten dhe pasurimin e tyre.

Nuk mendojnë për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje, plaçkitje, lidhje me botën e krimit dhe braktisjen e qytetarëre.

Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e përditshme të tij. i kanë rritur çmimet në qiell, nuk ka turp më të madh. Një shtet që lë punonjëse, që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve të kësaj zone, në një çadër”, tha ai.

Të fundit