Flash News

Ditari i Opozitës

BE i pret fondet Shqipërisë, Balliu: Qeveria Rama, pengesë për integrimin e vendit

BE i pret fondet Shqipërisë, Balliu: Qeveria Rama, pengesë

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar situatën aktuale të Shqipërisë me fondet e Bashkimit Europian.

Në Facebook, Balliu shkruan se qeveria Rama është një pengesë serioze për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke rrezikuar të fondet dhe duke i lënë qytetarët pa përfitime.

"BE i pret fondet Shqipërisë – arsyeja: qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar!

Me Ramën nuk ka as integrim, as para. Bashkimi Europian nuk i beson më kësaj qeverie, sepse fondet rrezikojnë të vidhen, jo të shkojnë te qytetarët.

Kjo është prova që qeveria e sotme është pengesë për Europën dhe ndihmë vetëm për hajdutët", shkruan Balliu.

Të fundit