Flash News

Ditari i Opozitës

'Beci 'vjedh' projektet e PD', Spahia: I hartuam ne, por u refuzuan nga qeveria hajdute

'Beci 'vjedh' projektet e PD', Spahia: I hartuam ne, por u

Kandidati për deputet i PD, Bardh Spahia akuzon Benet Becin se po projektet e mediatizuara nga kreu aktual i bashkisë Benet Beci si ndriçimi, veshja e fasadave të pallateve, tregu i Rusit etj. janë projekte të dërguara nga bashkia gjatë drejtimit nga Partia Demokratike.

Në rrjetet sociale, Spahia sqaron se keto projekete u refuzuan me përçmim dhe në vazhdën e persekutimit të Shkodrës u nga qeveria Rama.

"Bashkia Shkodër, nga bashkia më transparente dhe në vend të parë për mirëmenaxhim, me 53 projekte të dërguara për miratim vetëm gjatë 9 muajve në vitin 2022-2023, të gjitha të refuzuara me diskriminim, sot është kthyer në bashkinë më të blinduar dhe të paaftë!
Projektet e mediatizuara me pompozitet nga kreu aktual i bashkisë si ndriçimi, veshja e fasadave të pallateve, tregu i Rusit etj. janë projekte të dërguara nga bashkia gjatë drejtimit nga Partia Demokratike por që me përçmim dhe në vazhdën e persekutimit të Shkodrës u refuzuan nga qeveria hajdute.
Vizioni ynë është ndryshe. Është transparent dhe në shërbim të qytetarëve dhe jo të klientëve miq, nepotik, kriminel lokal apo të importuar siç ndodh rëndom me çdo punë, përfshirë artin dhe kulturën.
Me 11 maj qytetarët liridashës të Shkodrës do dinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes!", shkruan Spahia. 

Të fundit