All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Begaj dekretoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Presidenti i hoqi shansin vetës që të shihej si institucion i pavarur

All - Paragraf - 1

Begaj dekretoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Presidenti i hoqi

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas dekretimit të ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” nga Presidenti Bajram Begaj.

All - Paragraf - 3

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se me këtë akt, Begaj nuk u bë dot garant i Kushtetutës dhe interesit publik si dhe i hoqi shansin vetës që të shikohej si institucion i pavarur.

Reagimi i plotë:

Presidenti nuk u bë dot garant i Kushtetutës dhe interesit publik.

Keqardhje për argumentat që edhe juristët e sapo diplomuar nuk do i shkruanin aq mediokre si ato për dekretimin e ligjit “Për zonat e Mbrojtura”

Presidenca dhe ekipi misterioz, flet për “shqyrtim abstrakt” edhe ka bërë një arsyetim absurd. Nuk e shikojnë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk e shikojnë dot shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin, nuk e shikojnë dot shkeljen e kushtetutës.

“Institucioni i Presidentit të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimin e procedurës kushtetuese në procesin ligjvënës”- ku e ka gjetur këtë që duhet shikoj vetëm procedurë dhe jo normat dhe parimet kushtetuese dhe standartet e BE dhe konventave që ka ratifikuar vendin, do ngelet mister ashtu si emrat e ekipit që e këshillon. Uroj që ky ekipi i thirrur për konsultë mos jetë nga zyra e kryeministrit.

Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe do i mbrojmë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre.

Presidenti i hoqi shansin vetën që të shikohej si institucion i pavarur.

 

Të fundit