Flash News

Ditari i Opozitës

Begaj ka dekreton Donika Hoxhën si ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë

Begaj ka dekreton Donika Hoxhën si ambasadore e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës si ambasadore e Shqipërisë në Kroaci. Hoxha do të mbulojë gjithashtu detyrën e ambasadores së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë në formë jo-rezidente.

Në dekretin presidencial thuhet: “Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.”

Donika Hoxha ka një përvojë të gjatë diplomatike, duke shërbyer më parë si ambasadore e Shqipërisë në Bullgari, ku u nderua nga Presidenti bullgar me “Urdhrin e Kalorësit Madara” të rangut të parë për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Të fundit