Flash News

Ditari i Opozitës

Begaj kalon për votim, grupi i Alibeajt: Nuk e kundërshtojmë si ushtarak, por si zgjedhje personale të Ramës

Begaj kalon për votim, grupi i Alibeajt: Nuk e kundërshtojmë si

Komisioni i Ligjeve miratoi emrin e Bajram Begajt për President duke ia kaluar raportin Kuvendit për votim.

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me vendimin e ‘Ligjeve’. Oriola Pampuri shkruan se deputetët demokratë bënë gjithçka dhe u përfshinë në proces, por ishte maxhoranca që u tërhoq nga marrëveshja me Alibeajn.

Pampuri shton se akti i fundit i komisionit legjitimoi procesin e njëanshëm, aspak gjithëpërfshirës dhe transparent.

Reagimi i plotë:

Edi Rama do zyrtarizojë sot në mënyrë të njeanshme emërimin e Presidentit të Republikës, që nxorri dje nga xhepi, pa asnjë proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Propozimi i kandidatit për President nga nongratat e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të damkosur nga SHBA se kanë vjedhur vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, është prova e qartë e mungesës së legjitimitetit të PS për të zgjedhur njëanshmërisht Presidentin e Republikës.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u perfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehem, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndertonim një proces që i jepte Shqiperisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Legjitimimi i këtij procesi të njëanshëm dhe fshehja pas artificave procedurale, gjoja me votë kundër sepse është ushtarak, është shërbimi më i mirë për ti dhënë tiparet e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës. Bajram Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Edi Ramës, në bashkëpunim me mafian e pronave shtetërore. Çdo cicërimë e ndryshme është thjeshtë fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama, pikërisht nga të njëjtët individe që deri dje akuzonin duke shpifur kolegët e tyre se po beheshin pjesë e “farsës”.

 

 

Të fundit