Flash News

Ditari i Opozitës

Begaj nuk surprizoi me dekretin për ‘Zonat e Mbrojtura’, reagon Bardhi: Për presidentin prevalon interesi i klientëve të Ramës

Begaj nuk surprizoi me dekretin për ‘Zonat e Mbrojtura’, reagon

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar mejëherë pasi presidenti Bajram Bageja dekretoi ligjin për zonat e mbrojtura, që u votua në parlament më datë 22 shkurt vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa u kundërshtua nga opozita.

Sipas Bardhit, në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit tregoi sot sërish se për të në çdo rast prevalon interesi korruptiv i klientëve të Edi Ramës dhe jo interesi i qytetarëve shqiptar.

Përsëri sot Presidenti i Republikës humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik. Dekretimi prej tij i ligjit që shkatërron zonat e mbrojtura është tjetër provë se për Kreun e Shtetit në çdo rast prevalon interesi korruptiv i klientëve të Edi Ramës dhe jo interesi i qytetarëve shqiptar.

Kurrë në më shumë se 30 vjet Shqipëria nuk ka patur një President që nuk guxon të ngrihet në lartësinë e detyrës, si garant i Kushtetutës, ku përcaktohet se identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

Që nga emërimi në detyrë Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që lidhej me interesat personale të tij. Ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me kokën ulur nga Presidenti i Republikës, duke u vetëshpallur si degë e ekzekutivit dhe duke humbur rolin e tij kushtetues.

Shqipëria ka nevojë urgjente për rikthimin e balancës mes pushteteve, duke nxitur kontrollin e ndërsjellt mes tyre. Rikthimi i mekanizmave demokratike dhe mbrojtja e demokracisë është më i domosdoshëm se kurrë”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit