Flash News

Ditari i Opozitës

Begajt iu anulua fjala në Kuvend, Noka: Erdhi si ministër i Ramës, ishte vetëm një faktor destabiliteti

Begajt iu anulua fjala në Kuvend, Noka: Erdhi si ministër i

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka foli për mediat pas përfundimit të seancës, ecila mes tensioneve zgjati vetëm disa minuta.

Duke komentuar anulimin e fjalës së presidentit Bajram Begaj në Kuvend, Noka tha se kreu i shtetit erdhi sot në parlament si shërbëtor i përulur i Edi Ramës.

“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese.

Erdhi si një ministër propagande.

Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën.

Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë.

Pra këto janë të gjitha arsye plus që opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindja civile është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga zgjedha e këtij regjimi kriminal” tha Noka për mediat në oborrin e Kuvendit.

Të fundit