All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Bejko: 'Foltorja' po kthehet në një projekt politik, shqetësues fakti që Basha nuk i paraprin

All - Paragraf - 1

Bejko: 'Foltorja' po kthehet në një projekt politik,

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko komentoi 'Foltoren' e ish-kryeministrit Sali  Berisha duke e konsaideruar tanimë si një projekt të madh politik.

All - Paragraf - 3

I ftuar në MCN TV, Bejko nënvizoi se Berisha fillimisht e nisi si diçka personale, por më vonë fillooi të shtrojë teza për demokratizimin e vendit të cilat i duhen PD-së dhe sipas tij Berisha nuk është njeriu i duhur që mund t'i bëjë.

“Foltorja nga diçka shumë personale që u nis fillimisht nga Berisha tashmë duket sikur ka marrë një formë ndryshe, paraqet projekt politik, i mungonte në fillim një i tillë, ishte inati që prevalonte. Fakti që po organizon disa teza për demokratizimin e partisë nëse do fitojë ai ose dikush i tij në Kongresin që do të mbajnë së shpejt, duket sikur hidhen disa teza që Basha i ka hedhur më parë por nuk in realizoi dot siç janë përkohshmëria e kryetarit në pozicionin e tij apo zgjedhja e kryeministrit që do të ndahet nga pozicioni i kryetarit dhe hidhet në votim. Janë disa teza të mira, por është çështja e besueshmërisë tani, është njeriu i duhur që i thotë dhe që duhet ti bëjë. Është edhe gjetja e një ideologjie, gjë që 30 vjet Berisha nuk e artikuloi kurrë konservatorizmin sepse i rrinte ngushtë”, tha Bejko. 

Bejko tha se fakti që Basha nuk i paraprin Berishës në nismën e tij, është shqetësuese për të. Sipas tij, Basha duhet të prezantojë projektin e vet politik.

“Nuk ka rëndësi motivi, ai mund ta bëjë nga inati, mund të ketë gjetur kohën e gabuar, por ai po e bën dhe PD ka nevojë për këtë. Ajo që më shqetëson mua është fakti që Basha nuk i paraprin. Basha duhet të prezantojë projektin e vet politik. U zgjodh kryetar dhe nuk e prezantoi, ndërkohë që demokratët presin çfarë do bëjë ai ndërkohë që shohin Berishën”, u shpreh Bejko.

 

Të fundit