Flash News

Ditari i Opozitës

“Beleri është i burgosur politik”, Dule për Ramën: Kush nuk shkon pas ujërave të komandantit, ndëshkohet

“Beleri është i burgosur politik”, Dule për

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka dënuar arrestimin e kreut të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, i cili akuzohet për blerje votash. Nga foltorja e Kuvendit ai bëri thirrje që Beleri të lirohet nga burgu dhe akuzoi Ramën se fshihet pas këtij urdhri,

“Edhe me denigrimin, me blerjen e votës dhe kujtuam se i kishim parë të gjitha. Por sekti në pushtet na surprizoi sërish. Duke provuar se nuk njeh limite, verbëria e arrogancën i çoi deri në aktin që dëshmon tiraninë. Arrestimin e kandidatit rival dhe më pas fituesin e zgjedhjeve."

"Kush nuk shkon pas ujërave të komandantit, ndëshkohet. Komuniteti që guxon të krijojë liri, do ta paguaj. Ai që i prin komunitetit, burgoset. Kryetari i komunitetit himariotë, është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes, është marrë peng nga Edi Rama."

"Zoti Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Si mund ta ketë një kryeministër personalisht e qytetarë? Këtu çdo gjë është në duart e njëshit. Dëshiroj t’ju drejtoj një thirrje të fundit. Sot kreu i bashkisë së Himarës, duhet të shkojë në komunitetin himariotë. Janë njerëz të lirë dhe ndaj janë të lumtur."

'Nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Bashkë me Belrin është marrë peng dhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është njeri që ka bërë transplant zemre. Pavarësisht se kam njoftuar autoritetet më të larta dhe të drejtësisë, që nëse mbahet në burg, është në rrezik për jetën, por vazhdojnë ta mbajnë peng."

"Ka nisur dhe IKMT-ja hakmarrje. Objekti i legalizuar u rrethua nga qeveria, nga IKMT. Cili ishte mëkati i zotërisë së moshuar? Thjesht i biri kishte qenë numërues në zgjedhjet që zgjodhën fitimtar zotin Beleri. Ku po e çoni vendin o zotërinj? Deri sa të mbështesni një autokrat.”, tha ai.

Të fundit