Ditari i Opozitës

Beleri në PE? Juristi: Gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë

Beleri në PE? Juristi: Gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë

Juristi Çlirim Gjata ka komentuar fitoren e Fredi Belerit si eurodeputete në Parlamentin Europian.

I ftuar në News 24, Gjata tha se fakti që Beleri u zgjodh në Parlamentin Europian, Gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë që ai të shkojë dhe të bëjë betimin, pasi ka ligjet e veta që prevalojnë mbi ligjet shqiptare.

Historia që ndodh në këtë vend është se Edi Rama prodhoi një histori duke mos e lejuar Belerin të drejtojë bashkinë e Himarës, ndërsa sot nuk mundet ta gëlltisë sot.

Edi Rama ka krijuar probleme me Greqinë për ccështjen Beleri, me Kosovën për ndarjen e kufijve, me Italinë, e cila zien, për ato kampet e refugjatëve.

A është takuar Edi Rama me Fredi Belerin dhe a i ka kërkuar të kandidojë për Bashkinë e Himarës në logon e PS? Unë e di që po, madje Beleri ia ka refuzuar duke i thënë nuk mund të bëhem dot i majtë.

Qeveria jonë është e detyruar sot të lejojë Belerin të shkojë të bëjë betimin në Parlamentin Europian, pasi ligjet europiane prevalojnë mbi ato shqiptare”, tha Gjata.

Të fundit