Flash News

Ditari i Opozitës

Beleri nuk mori pjesë në ceremoninë e betimit, mediat greke: Goditje për demokracinë

Beleri nuk mori pjesë në ceremoninë e betimit, mediat greke:

Sot u konstituohua Këshilli Bashkiak i Himarës, por kryebashkiaku i ri Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash.

Vendimin i Gjykatës Speciale për mos pjesëmarrjen e Belerit në ceremoni ka marrë jehonë mediat greke.

Me një shkrim të veçantë media greke, Protothema ka trajtuar çështjen e Belerit.

“Në mungesë të kryetarit të zgjedhur të Fredi Beleris dhe me praninë e një force të fuqishme policore, këshilli bashkiak i sapozgjedhur i bashkisë Himarës është mbledhur sot në Himarë në një ceremoni zyrtare të marrjes së detyrës për katër vitet e ardhshme.” nis shkrimin media greke.

Duke vijuar: Kryetari i sapozgjedhur i Bordit Drejtues, i cili drejtoi vazhdimin e mbledhjes, nuk pranoi të lexojë një dokument informativ të paraqitur nga mbrojtja e Belerisit, në të cilin përmendeshin arsyet e mungesës së kryetarit të ri.

Nga ana e tij, Fredi Beleri ka dërguar një përshëndetje për këshilltarët bashkiakë dhe banorët e Himarës.

Ndër të tjera, arrestimin e tij e cilëson si të paligjshëm dhe paraburgimin 45-ditor të deritanishëm të padrejtë.

Pengimin për të marrë pjesë në betim sot ai e konsideron tentativë për të tjetërsuar rezultatin zgjedhor. Megjithatë, ai vëren se beson “në fuqinë e së vërtetës, mirësisë dhe virtytit”.

Me këtë rast ai u bën thirrje mbështetësve të tij të tregojnë durim, besim në demokraci dhe shtet ligjor.

Së fundi, u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të rivendosur drejtësinë dhe për të mbrojtur të drejtat.

Të fundit