Flash News

Ditari i Opozitës

Beleri u la në burg, nënkryetari i KE-së letër Varhelyit: Do të ketë pasoja për Shqipërinë

Beleri u la në burg, nënkryetari i KE-së letër Varhelyit: Do

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka kritikuar qeverinë për burgosjen e Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit. 

Në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas thotë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Burgosja e tij, thotë nënkryetari i Komisionit Europian, është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit.

 Ai theksoi se Bashkimi Evropian, nuk mund të qëndrojë dhe të lejojë shkelje të tilla pa reaguar. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri.

Të fundit