Flash News

Ditari i Opozitës

“Beleri u shpagua”, Lela: I burgosur politik, kjo e çoi në PE

“Beleri u shpagua”, Lela: I burgosur politik, kjo e çoi

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është komentoi zgjedhjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i eurodeputet i Greqisë.

Në një lidhje për Euronews Albania, lela tha se Beleri është një i burgosur politik dhe kjo e çoi atë në Parlamentin Europian.

Ai shtoi se askush në Shqipëri nuk e beson që Beleri të jetë hajduti më i madh i votave, edhe sikur të ketë blerë vota, aq sa të dënohej vetëm ai.

“Është një lloj shpagimi për Fredi Belerin, një lloj shpagimi me Ramën dhe shumicën qeverisëse. Por kjo nuk ka ndryshuar gjë në faktin si e shoh unë atë çfarë i ka ndodhur Belerit. Ai është i burgosur politik. Duam apo nuk duam ne. Dhe ky burgim politik e çoi në Parlamentin Europian. 

Ishte një lidhje shkak pasojë që ia siguroi këtë lavdi, këtë dritë në fund të tunelit dhe këtë dritë mbi veten, mbi profilin e Belerit. Ndoshta të pamerituar, mund të jenë të shumta ato cilësorët që mund të gjejmë.

Është e rëndësishme që ne të shohim shtëpinë tonë, gardhin tonë dhe pastaj të shohim lagjen sesi po ia kalojnë, janë mirë apo keq ata. Pse Fredi Beleri me të vërtetë mendojnë shqiptarët se ishte hajduti më i madh i zgjedhjeve në Shqipëri, që të dënohet pikërisht ai”, tha Lela.

Të fundit