Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Kelliçi: 9 shtatori riktheu Berishën në politikë, ‘Foltorja’ i vetmi instrument për ndryshim në PD

Belind Kelliçi:  9 shtatori riktheu Berishën në politikë,

Deputeti Belind Kelliçi e lidh rikthimin e Sali Berishës në politikën aktiv vetëm me vendimin e ish kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

I ftuar në ‘Top Story’, Kelliçi thotë se ishte ‘Foltorja’ ajo që prodhoi 6 Marsin, ndërsa e cilëson këtë lëvizje si të vetmin instrument për ndryshimin në PD.  

“Unë kam përshtypjen se Berisha ishte i tërhequr për jetën e tij private dhe nuk doli asnjë ditë në fushatë, nuk ka qenë asnjë ditë në terren. U desh 9 shtatori që Berisha të detyrohej të kthehej në politikën aktive pas përjashtimit nga Basha, kjo është në gjykimin tim.

Lëvizja ‘Foltore’ prodhoi 6 Marsin. Problemi është që 6 marsi ishte një tregues i qartë ku 37 përqind shqiptarët i besuan Koalicionit të Lirisë. A do doja unë që sot të isha alternative brenda PD?

Do kisha dashur ta kisha iniciuar unë këtë nismë por nuk e kam patur mbështetjen e Berishës për një mijë arsye. Unë personalisht e kam parë lëvizjen e foltores si të vetmin instrument për të bërë ndryshimin në PD. Politika është çështje idesh, vizioni mbështetje e elektorati. Ka qenë pamundësi e jona për të bërë më parë ndryshime.

Nëse ka vullnet SPAKu dhe drejtësia ti shkojë në fund kjo aferë do të shkojë tek Edi Rama. Berisha ka qenë i tërhequr në këto tetë vite opozitë, nuk ka bërë vaki që ne në lidershipin e Bashës të ulemi e të flasim drejtpërdrejt me njëri tjetrin”, tha Kelliçi.

Të fundit