Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi: Aktualisht në selinë e PD ka njerëz të armatosur brenda

Belind Këlliçi: Aktualisht në selinë e PD ka njerëz

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar se aktualisht në selinë e PD-së ka brenda persona të armatosur.

Duke komentuar situatën e krijuar një ditë më parë në selinë e P, këlliçi tha në emisionin “Frontline” në News 24 se këta persona të armatosur paguhen për të qëndruar në PD.  

Tani që ne flasim bashkë ka njerëz të armatosur brenda. Të shkohet në PD dhe ka njerëz të paguhen për të qëndruar në PD. Unë kam shkuar në policinë e shtetit pasi më kanë vjedhur materialet e mia personale. Di që këta persona rrinë brenda godinës së PD, brenda mureve. Ata rrinë me kapuç dhe  maska. Le të rrinë edhe 4 ditë.

Selia është e të gjithëve. Ne shkuam për të bërë mbledhjen. Gjithë ky ka qenë incidenti që u shkaktua. Pa asnjë arsye kishte njerëz që intimidonin të rinjtë e FRPD-së. Basha të dalë të takojë njerëz dhe të shikojë realitetin me sy. Nëse ia do të mirën kësaj partie futu në votëbesim ku të vendosi shumica. Forumi Rinor ka bërë një mocion që kjo krizë të zgjidhet me votë.

Basha pas 2 muajsh u kujtua të mblidhte një Kuvend pas dorëzimit të firmave. Pamjet e stadiumit tregojnë se nuk ka pasur falsifikim firmash. Kjo betejë është e vërtetë. Basha e shikon selinë si pronën e vet”- u shpreh Këlliçi.

Të fundit