Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi denoncon nga selia e PD: Më kanë vjedhur zyrën, përgjegjës Basha

Belind Këlliçi denoncon nga selia e PD: Më kanë vjedhur

Deputeti Belind Këlliçi ka denoncuar se zyra e tij e FRPD-së në selinë blu është bastisur dhe i janë ndërruar bravat.

Në një prononcim për mediat, ai thotë se i janë vjedhur edhe sende personale si dokumente dhe USB me materiale, ndaj për këtë bën përgjegjës Lulzim Bashën.

Pas mbledhjes së komisionit ku nuk kemi cenuar njeri. Kemi shkuar te zyra ime personale, ky zyra ka qenë me brava të ndërruara dhe zyra është vjedhur dhe përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën.

Janë vjedhur USB me materiale personale dhe do i drejtohem komisariatit për kallëzim. Bashës t'i vijë turp! Ka pasur persona, të rinj dhe janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda në seli. Që të mbrosh karrigen me dhunë me armë, kjo nuk është normale.

Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim. Kam telefonuar dy herë policinë, do kërkoj të merren shenjat e gishtave, por nuk vjen se nuk i jep leje kryeministri. Policia këtu vjen vetëm për të mbrojtur Lulzim Bashën. Ta gëzojnë edhe nja 6 ditë këtë se do të shihemi,” tha Këlliçi, duke shtuar se “referendumi për shkarkimin e Bashës do mbahet të shtunën, revolucioni ka nisur nuk ndalet nga asnjeri”.

Të fundit