Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi rrëfen takimin e parë me Berishën: Biseduam për 3-4 minuta

Belind Këlliçi rrëfen takimin e parë me Berishën:

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar një episod nga aktiviteti i tij në PD, që përkon edhe me takimin e parë që ka pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e mbështet mjaft sot.

Për News 24, Këlliçi tregoi se takimi i parë ka ndodhur gjatë një aktiviteti që Forumi Rinor kishte organizuar në vitin 2009. Ai tregon se është takuar aty me Berishën dhe kanë biseduar për 3-4 minuta.

“E kam takuar në një aktivitet në Forumin Rinor në vitin 2009, e mbaj mend shumë mirë. E kam takuar në një nga lokalet në zonën e bllokut ku bënim një aktivitet, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri që në atë kohë, ishte zoti Berisha. Më është dashur t’i them vetëm emrin dhe mbiemrin tim kur u prezantova dhe mbaj mend që filloi të më pyeste për babain, xhaxhain tim, në ato 3-4 minuta, se nuk ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Filloi të më tregonte histori nga periudha që ai kishte bashkëpunuar me xhaxhain tim në vitet 1996, folëm dhe për marëdhënien që kishte me komunitetin tiranas meqë unë i përkas këtij komuniteti”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit