All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi tregon ‘meritën’ që i njeh Ramës: Po të ishte marketues, do të bënte hatanë

All - Paragraf - 1

Belind Këlliçi tregon ‘meritën’ që i njeh

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar të vetmen ‘meritë’ që i njeh kryeministrit Rama.

All - Paragraf - 3

I ftuar në ‘Opinion’, Këlliçi ka thënë se nëse Rama do të ishte një drejtor marketing, do të ishte një propagandist i fortë.

“Në sensin e tij të të qenit një marketues i jashtëzakonshëm, një propagandist shumë i fortë. Po të kishte qenë drejtor i një kompanie marketingu, do kishte bërë hatanë”, tha Këlliçi.

Lidhur me figurën e Ramës, në vitet e para kur hyri në rrugën e politikës, Këlliçi tha se vlerëson faktin që ai ka ardhur i panangazhuar fare nga Parisi dhe ka nisur karrierën si politikan.

“Vlerësoj faktin që atë rrugëtim politik që ka bërë ai në ’98-ën, i paangazhuar fare, pra i ardhur nga Parisi kur ka nisur karrierën, që në fakt unë kam qenë vetëm 11 vjeç. Dhe kam 25 vite me Edi Ramën nëpër këmbë, në pushtet. Sot jam 36. Majat që ai ka arritur duhet t’i ketë dhe unë besoj që i ka falë vullnetit të tij dhe punës së tij të palodhshme, mesa kam dëgjuar. Punë tjetër a është makiavelist, a ka përdorur metoda makiaveliste, a ka shitur miqtë e tij gjatë rrugës, kjo është çështje tjetër. Por, sigurisht është njeri i bërë vetë, këtë e vlerësoj për hir të së vërtetës. Nuk ia ka falur njeri fare”, shtoi Këlliçi.

Të fundit