Flash News

Ditari i Opozitës

Beqja kërcënoi deputetët e opozitës/ Berisha: Skenari i hajdutëve dymetroshë dështoi

Beqja kërcënoi deputetët e opozitës/ Berisha: Skenari i

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas videos denoncuese të bërë nga kryetarja e komisionit hetimor të Shëndetësisë për Check Up dhe Sterilizimin, Albana Vokshi ku ish-ministri i prangosur Ilir Beqja, është shfaqur duke lëvizur lirisht në Kuvend e duke kërcënuar deputetët e opozitës.

Siç duket edhe në video, Beqja hyn në sallën e komisionit i pa shoqëruar nga Garda.

Berisha teksa ka rishpërndarë videon është shprehur se ky është një skenar banditesk i kryeministrit Edi Rama.

“Miq, sipas një skenari banditesk të Edi Ramës, hajduti Beqja futet brutalisht paautorizuar në sallën e komisionit hetimor për vjedhjen e dytë të shekullit, i lejuar nga policia e burgjeve dhe garda, shan dhe kërcënon si bandid deputetët e opozitës me shpresë se ata do iknin dhe ai do pyetej vetëm nga bashkëhajdutët e tij rilindas. Por skenari i hajdutëve dymetrosh dështoi. Komisioni vazhdoi punimet dhe hajdutët dolën lakuriq para shqiptarëve. #sb”

Të fundit