Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 2023, viti i përpjekjeve banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën

Berisha: 2023, viti i përpjekjeve banditeske të Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij teksa zhvillohej një protestë në mbështetje të tij.

Gjatë fjalës, Berisha u ndal te viti që lamë pas, duke thënë se 2023-shi ishte viti i përpjekjeve banditeske të kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar opozitën.

 “Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Ishte viti në të cilin Edi Rama me lakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë.

Në përpjekjen për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre.

Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë.

Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha.

Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit.

Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca.

Megjithë këtë, opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur. Në revanshin e tij kundër demokracisë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetuese. E nxori veten mbi kushtetutën, mbi ligjin.

Ai nuk pranoi të hetohet për aktet e shëmtuara kriminale, ai nuk pranoi të hetohet për krimet që ka kryer me organizatën e tij kriminale që quhet qeveri.

Ai nuk pranoi të hetohet për vjedhjet e mëdha të pasurive publike, për shndërrimin e Durrësit në parajsën e tij dhe të trafikantëve të tij, duke i plaçkitur shqiptarëve në port rreth 4 mln euro tokë dhe pronë publike.

Ai nuk pranoi të hetohet për skandalin më të madh të kohërave, ndërkombëtar, Rama-McGoninal, në të cilin Edi Rama, Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, funksionuan si një grup kriminal i vërtetë.

Në këtë skandal Edi Rama mobilizoi McGonigalin kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare.

Në këtë skandal Edi Rama vendosi sistemin e gjobave shumëmilionëshe mbi biznesmenët shqiptarë.

Në këtë skandal Edi Rama hoqi e vendosi sikur të ishin të familjes së tij, licencat e naftës pronë publike e shqiptarëve”, tha Berisha.

Të fundit