Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 4 rezoluta ndërkombëtare e dënuan farsën elektorale para se të ndodhte

Berisha: 4 rezoluta ndërkombëtare e dënuan farsën elektorale

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët nga selia blu, tha se 4 rezoluta ndërkombëtare e dënuan farsën elektorale para se të ndodhte, referuar rezolutave të miratuara nga PPE.

Berisha tha se opozita do të vazhdojë dialogun m të gjitha forcat politike dhe simotrat ndërkombëtare.

Berisha: Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin monstruoz që u bë në këto zgjedhje. Unë do të paraqes ju dokumente flagrante për etapën e të fundit, të turpshme, të votës në diasporë, e cila nuk mund të përfshihet kurrë, e cila nuk mund të konsiderohet kurrë, e cila është në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo kontrate.

Por nuk po ndalem këtu sot, prandaj dhe ne nuk marrim pjesë në atë proces, ky është një proces i kontrolluar totalisht nga Edi Rama.

KQZ-ja nëse do i përmbahej ligjit, nuk do ulej kurrë të nxirrte rezultatin sepse do thoshte procesi ishte farsë dhe vetëm farsë.

Opozita shqiptare do të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në dy fronte.

Së pari, po punojmë intensivisht me komunitetin ndërkombëtar, por dua të theksoj këtu, dhe ju lutem referojuni dokumenteve zyrtare, këto janë zgjedhjet e para të cilat u dënuan para se të mbahen, në 4 rezoluta ndërkombëtare, të cilët cilido që i lexon, faktojnë me prova se, Shqipëria do të ketë farsë elektorale dhe jo zgjedhje.

Pra, ne nuk erdhëm në këto zgjedhje me duar në xhepa. Jo, ne bëmë një punë shumë serioze dhe ja dolëm të bindim botën, qendrën e djathtë në mbarë botën, se narkodiktatori i Tiranës nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsë.

Nuk e firmosin kurrë ata, në paradhënie një përcaktim të tillë, por dokumentet që paraqitëm ne ishin të pakundërshtueshme.

Tani, farsa u mbaj, dhe ne vazhdojmë përsëri dialogun intensiv, shumë planësh me të gjitha forcat politike, mike dhe simotra me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me të gjitha vendet partnere. Nuk ka shans Edi Rama të shesë farsën për zgjedhje.

Të fundit