Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 8 maji do jetë protestë për familjen, për jetën dhe sigurinë

Berisha: 8 maji do jetë protestë për familjen, për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se 8 majin do të jetë jo vetëm protesta e madhe e opozitës, por një revoltë qytetare për familjen, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve.

Nga Foltorja para Kryeministrisë, Berisha tha se protesta nuk do të jetë thjesht partiake, por një reagim më i gjerë shoqëror ndaj situatës në vend. Ai akuzoi qeverinë për krijimin e një “narkoshteti”, ku sipas tij krimi dhe droga ndikojnë në ekonomi, institucione dhe media.

“8 maji është data e protestës tonë të madhe. Është data e revoltës.Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë. Pasojat e 13 viteve të narkoshtetit, ku krimi dhe droga kontrollojnë pothuajse çdo aspekt të jetës. Ku krimi dhe droga kontrollojnë shtetin. Ku paratë e drogës kontrollojnë ekonominë. Ku mediat kryesore kombëtare të kontrolluara të vendit janë shndërruar në altoparlantë të Edi Ramës, organe të mashtrimit dhe manipulimit të qytetarëve, organe të korruptimit të gjuhës tonë të bukur, gjuhës shqipe. Ku antikultura e drogës dhe krimit po mbivendosen mbi traditat tona të hershme të mrekullueshme.

Prandaj protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike. Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive. Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve. Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve. Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit