Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Berisha: 90% e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrëmin e vendit
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mediat në Shqipëri se janë shndërruar në vegla të propagandës për qeverinë, duke thënë se 90% e tyre i thurin lavde "narkodiktatorit" Edi Rama.
Në një fjalim emocionues, Berisha shprehu mirënjohjen për ata që qëndrojnë përballë "diktaturës së drogës dhe krimit", duke theksuar se Shqipëria aktualisht është nën një "censurë monstruoze".
Berisha: 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen me të pakufishme për guximtare dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë.
Të rinj të reja, burra, gra të pamposhtur, që mbroni lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, mbroni interesin kombëtar të çdo shqiptari.
Të dashur miq!
Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.
Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm.
Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale.
Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit.
Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.
Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë.
Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë.
Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut.