Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Afera e djegëseve do të shkojë 700 milionë euro, është vjedhur me valixhe

Berisha: Afera e djegëseve do të shkojë 700 milionë euro,

Kreu i PD, Sali Berisha paralajmëron se afera e inceneratorëve pritet të kapë shifrën e 700 milionë eurove.

Nga Mirëdita në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha akuzon socialistët se kanë vjedhur paratë e qytetarëve me ‘valixhe’.

Berisha: Ju keni dëgjuar për djegësat. Janë jo 420 milionë euro. Po shkon përllogaritja drejt 700 milionë euro. Dhe djegësa, përveç atij 12 milionë euro në Elbasan, nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi tani, kujtojnë se do të shpëtojnë. Me 700 milionë euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri.

Ka krim më të madh se ky. Ka qindra e mijëra pensionistë që nuk mjekohen dot, që u dridhet dora kur blejnë ushqimet. Dhe ky merr, zhduk me firmën e tij, me procedurë të mbyllur, antiligjore, qindra e qindra milionë euro.

 

Të fundit