Flash News

Ditari i Opozitës

"Si dy pika uji", Berisha: Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri kanë të njëjtat shkaqe

"Si dy pika uji", Berisha: Ajo që patë në Sri Lanka dhe

Kreu i PD, Sali Berisha ka krahasuar situatën politike të Shqipërisë me atë të Sri Lankës, ku po zhvillohen protesta masive për rrëzimin e qeverisë, për shkak të rritjes së çmimeve dhe korrupsionit.

Gjatë një takimi me krerët e degëve të PD në Tiranë, Berisha tha se situatat e të dyja vendeve janë të ngjashme dhe kanë të njëjta shkaqe.  

Berisha: Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji.

Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit.

Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën çmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë.

Të fundit