Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ardian Çelës: Kudo që ta shihni i vini një tabelë, 'kriminel elektoral'

Berisha akuza Ardian Çelës: Kudo që ta shihni i vini një

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin politik të këtij qarkut të Durrësit nga Partia Socialiste, drejtorin e OSHEE, Ardian Çela se po përdor detyrën shtetërore për të mbledhur vota. 

Ndërsa e quajti atë kriminel elektoral, Berisha denoncoi se ndërmarrja e tij po terrorizon dhe dhunon qytetarët me gjoba.   

"Mbrëmë policia bashkiake dhe narkopolicia e narkoshtetit, dhanë shenjat e para. Unë iu them durim se s'keni parë gjë akoma, 6 marsi është fitorja e sigurt dhe fillimi i kthesës së madhe për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë. Tronditje e madhe në të katër anët.

Një kriminel elektoral vjen si hije e zezë nga rruga në rrugë në Durrës dhe ky është Ardi Çela, kudo që ta shihni i vini një tabelë, 'kriminel elektoral'. Ka të drejtë ky njeri të shkelë ligjet? Ndalohet me ligj veprimtaria e tij.

Shkon në Rrashbull dhe shkarkon një pjesë të punonjësve sepse nuk marrin përsipër t'i votojnë. Nëse është përdorur një ndërmarrje për dhunë dhe terror ndaj qytetarëve, është përdorur ndërrmarrja e tij.

Gjobat që ka vendosur ky njeri përmes ndërmarrjes elektrike janë dhjetëra milionë euro dhe në fund e dorëzoi me 450 mln euro borxh, të falimentuar. Tronditje e madhe!", u shpreh Berisha.  

 

Të fundit