Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ballukut: Lubia ka disponuar 12 miliardë euro, vetëm 1 miliard janë investuar

Berisha akuza Ballukut: Lubia ka disponuar 12 miliardë euro, vetëm 1

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi ish-zv.kryeministren Belinda Balluku se ka vjedhur para nga fondet e dislokuara për investime.

Berisha tha se Balluku ka përvetësuar 11 miliardë euro të cilat duhej të shkonin për investime, kur në fakt vetëm 1 miliardë janë shpenzuar për to. Berisha paralelizoi vjedhjet e Ballukut me varfërinë dhe krizën me të cilën po përballen shqiptarët.

"Vetëm Lubi Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro. 12 miliardë euro, në mënyrë absolute, në çdo lloj kontrolli, nuk shkojnë kurrë më shumë se 1 miliard investime në publike, të cilat janë shembur njëra pas tjetrës. Janë zhdukur.

Ndërkohë, shqiptarët varfëroheshin dhe varfërohen çdo vit e më shumë. Shqiptarët sot 760 mijë pensionistë, përveçse një grup i vogël, nuk mund të përballojnë në mënyrë absolute mjekimin me ilaçet e përditshme. Nuk i marrin dot. Me ilaçet, me çmime stratosferike. 60 përqind, shqiptarët janë qytetarët që paguajnë më shumë në Evropë nga xhepi i tyre për shëndetin e tyre", tha Berisha.

 

Të fundit