Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Bashës dhe Ramës: Po grabisin 800 mijë m2 nga Porti i Durrësit për të larë paratë e drogës

Berisha akuza Bashës dhe Ramës: Po grabisin 800 mijë m2 nga Porti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, se janë duke grabitur 800 mijë metër katror në Portin e Durrësit. 

Berisha tha se e gjitha është ndërtuar mbi bazën e një skeme mafioze me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, emiri i së cilës është zhdukur dhe 100% e aksioneve i është shitur “kompanisë offshore Rama-Basha”.

"Një nga aferat korruptive më të mëdha të planetit. Megagrabitës kanë vendosur t'i rrëmbejnë qytetit, në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metër katrorë në një vlerë prej disa mld euro. Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj e emiri është zhdukur dhe siç thotë ministrja që njihet për grykësinë e saj, në rregullat tregtare i shiti 100% kompanisë ofshorë Rama-Basha të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë tokë në zemër të Durrësit. Nuk ka në histori një vjedhje gjigante e këtyre përmasave. Kjo bën që inceneratorët që janë një vjedhje flagrante, të duken një nënfish i vogël i asaj që po zhvillohet në Durrës. Po e bëjnë vetëm për të larë paratë e drogës në këtë aferë", tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha shtoi se emiri që menaxhonte kompaninë arabe, ishte menaxher i kompanisë së kreydemokratit Basha. Sipas ish-kryeministrit, projekti në fjalë bazohej në një projekt jahtesh.

"Menaxheri i kompanisë së emirit ishte menaxheri i kompanisë së Lulzim Bravës. A mundet që të ndërtohet një port i ri në Porto Romano? Mundet po kërkon të paktën 700-800 mln euro dhe a përbën ky port këtu ku është një domosdoshmëri? Absolutisht jo. Nëse do të ndërtosh port jahtesh, ka qenë projekti për port jahtesh. Nëse do ndërtosh një port të madh, studioje dhe kur të fillosh të ndërtosh, jo të transferosh ngarkesat në një port të investuar me 10 mln, e i transferon në portet e Malit të Zi. Imagjinata nuk mund të afrojë një aferë të dytë të madhe siç është kjo e Portit të Durrësit", deklaroi Berisha.

Të fundit