Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Bashës: Po punon vetëm për mandatin e Edi Ramës

Berisha akuza Bashës: Po punon vetëm për mandatin e Edi

Kryedemokrati Sali Berisha nga ballkoni i banesës së tij ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ ka mbajtur fjalim para protestuesve që janë mbledhur në rrugën Mustafa Matohiti.

Ai ka hedhur akuza ndaj Lulzim Basha, se po punon për mandatin e Ramës.

Kryedemokrati Berisha tha se “Sot është e qartë se cili është pozicioni i pengbashës. Më i turpshmi në historinë 32-vjecare të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët, se po punon për ata, ndërkohë ai punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe të qeverisjes së bashku me të.

Gjithashtu në këto kushte beteja jonë merr një rendësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Jam sot këtu për t’ju bërë thirrje çdo demokrati, të bashkohen me betejën, moment vendimtar për fatin e Shqipërisë", tha Berisha.

Të fundit