Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në Astir

Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në

Kryetari i PD Sali Berisha ka denoncuar PS se ka hapur zyra ilegale elektorale në Tiranë duke kryer krim zgjedhor.

Berisha tha se pas zyrës tek “Petro Nini”, një tjetër zyrë u zbulua nga strukturat e PD gjatë ditës së sotme në Astir.

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm.

Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit.

I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë.

Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet.

Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave.

Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht.

Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral.

Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit.

Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

Të fundit