Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës: Baronët e d*ogës emërojnë deputetë, ministra

Berisha akuza Ramës: Baronët e d*ogës emërojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar përsëri qeverisjen e Edi Ramës për lidhje me kartelët e drogës dhe për ndikim të madh të mafias në politikën shqiptare.

Berisha deklaroi se opozita ka denoncuar për vite narkoshtetin e Ramës, duke theksuar se paratë e drogës kanë çuar në rritje çmimesh, humbje vendesh pune dhe dobësim të remitancave nga emigrantët.

“Baronët e drogës emëronin deputetë, ministra dhe përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund tërhiqeshim ne”, tha Berisha.

Berisha: Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës. Pra, jo vetëm që dolëm nga izolimi i pamerituar, por arritëm të damkosim regjimin e Tiranës si një nga regjimet më të rrezikshme në Europë dhe në botë për sigurinë e Europës dhe për sigurinë më gjerë. Ju jeni dëshmitarë, jeni dëshmitarë. Për vite dhe vite ne denonconim narkoshtetin e Edi Ramës.

Mallkime merrnim ne, ua them unë. Si ia nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë.

Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur. Misioni ynë, misioni ynë është të mbrojmë interesin kombëtar me çdo çmim dhe pa u lëkundur kurrë.

 

Të fundit